ALARMANTE: Gardiani rrah në mënyrë të tmerrshme të burgosurin shqiptarë A.S në Idrizovë?
Sipas informacioneve të fundit që Agjencia e lajmeve Zhurnal disponon, një gardian në burgun e Idrizovës me emrin “Bobi”, ka rrahur në mënyrë jonjerëzore një të burgosur shqiptarë A.S, emër është i njohur për redaksinë e Zhurnal.
Foton të cilën e kemi siguruar shihet qartë se gardiani ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj të burgosurit shqiptarë.
Këto të dhëna akoma janë jozyrtare për faktin që deri në momentin kur të prononcohen organet e burgut të Idrizovës të cilët Zhurnal tentoi t’i kontaktojë sot po për shkak se vikend nuk mori ndonjë përgjigje por që në ditët në vazhdim do të tentojë përsëri të sjellë version zyrtarë të kësaj ngjarje të tmerrshme.