RAMA: LE TË MOS IA LIDHIM KËMBËT VETES ME LITARIN E TË SHKUARËS



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një video postim të tij në Facebook ka folur për kontekstin më të gjerë gjeopolitik të vizitës së tij në Serbi.
Këtë javë vizitova Beogradin.
Një vizite dyditore, e përgatitur prej kohësh, për të çuar përpara një marrëdhënie strategjike për paqen, integrimin dhe zhvillimin tonë ekonomik e social edhe përmes shfrytëzimit të dimensionit rajonal.
Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit, për veten e tyre dhe për Ballkanin, atë që francezët dhe gjermanët bënë shekullin e shkuar për veten e për Europën, duke e kapërcyer me largpamësi rrëqethëse e vendosmëri titanike lumin e madh të gjakut që i mbajti ndarë me shekuj të tërë.
Me këtë bindje të patundur tek kjo ide dhe për ta çuar atë përpara jemi angazhuar në një politikë të re ndaj Serbisë; një politikë dialogu, ku ajo çfarë na ndan prerazi, qëndrimi diametralisht i kundër ndaj pavarësisë së Kosovës, nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon, rruga e përbashkët e integrimit europian dhe interesat reciproke për fuqizimin e ekonomisë.
Lejomëni të ndaj me ju bindjen time se sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë troç në sy për Kosovën dhe paralelisht, i tregon popullit të saj vullnet për mirëkuptim e bashkëpunim, në rrugën e interesave të njerëzve të zakonshëm e të gjeneratës tjetër, në të dyja anët e murit të së shkuarës që ndan shqiptarët me serbët, aq më shumë mitet dhe ideologjitë e së shkuarës në atë vend vihen në vështirësi për t’i ushqyer qytetarët e atij vendi me armiqësi ndaj shqiptarëve.
Si shqiptarët edhe serbët e sotëm përballen, veç e veç, me plot vështirësi të mëdha,
të trashëguara e fort të ngjashme, në jetën e përditshme ekonomike, sociale e kulturore;
me një prapambetje të ndjeshme në cilësinë e jetës institucionale dhe funksionimin e administratës; me një nevojë të jashtëzakonshme e, njëkohësisht, me një pengesë të pazakonshme, për një rritje të konsiderueshme të volumit të investimeve të huaja.
Veç e veç, shqiptarët dhe serbët kane tregje të vogla, ndërkohë që tregu ynë i vogël në Shqipëri është edhe ai ende i ndarë me dysh mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Te tilla jane pakashume, te vogla e te ndara, edhe tregjet e tjera te rajonit.
Dhe zgjedhja per ne eshte shume e qarte: Ose te rrime te ndare me serbet, me kurrizin e kthyer nga njeri-tjetri (edhe pse jemi dy popuj fqinj dhe faktikisht popujt me te medhenj ne rajon), e te perballemi veç e veç, me veshtiresite e medha per shkak te tregjeve te vogla qe kemi; ose te kthehemi me fytyre nga njeri-tjetri, dhe duke u nisur nga interesi yne shume i forte ne radhe te pare, per te rritur ekonomine tone, te komunikojme me ta, hapur e pa komplekse, dhe t’i perballim veshtiresite e zhvillimit ekonomik e social se bashku!
Vazhdimi ne kohe paqeje i rruges se vjeter, kurriz me kurriz, prodhon me shume konkurence politike per patriotizem brenda nesh, dhe nuk sjell asgje te re per ekonomine e per shoqerine tone, qe sot e gjithe diten vazhdon t’i paguaje te shkuares, taksen me te larte nder te gjitha taksat.
Rruga e re, ajo me fytyre perballe njeri-tjetrit, u rrezikon punen e karrieren atyre qe patriotizmin e kane profesion dhe konfliktin per flamur e per atdhe e kane menyre jetese, por eshte e vetmja rruge qe siguron nje te ardhme europiane,ne paqe e prosperitet per popullin tone.
Ne shqiptaret, dukemi nganjehere sikur e kemi harruar qe e kemi fituar luften me Serbine dhe sillemi ndonjehere, ne rastin me te mire sikur lufta te mos kishte nisur ende e, ne rastin me te keq, sikur te ishim ne te mundurit e luftes, dhe jo Serbia.
Kjo eshte vertet per te ardhur keq!
Ashtu siç eshte per te ardhur keq qe kemi nder ne sot, njerez te cilet nuk e kuptojne se dialogu me Serbine nuk eshte vetem permase e te jetuarit ne nje bote krejt te re per Kosoven, e cila kerkon vendin e saj ne çdo organizate e tryeze nderkombetare, po edhe e vetmja rruge per te mbrojtur interesa ekonomike, te cilat pa dialog e fryme kompromisi, s’mund te perkthehen ne zhvillim e mireqenie per qytetaret tane.
Zhvillimi ekonomik dhe mireqenia nuk mund te sakrifikohen sot ne nje lufte imagjinare ballkanike, e cila zhvillohet permes retorikes kunder armiqve te deridjeshem, qe perdoret si arme kunder njeri – tjetrit ne arenen e politikes se brendshme te shqiptareve!
Ne kemi humbur aq shume shekuj, dekada e vite, sa tanime s’mund te humbim asnje dite duke bere ne vendnumero.
Sepse ne kemi ardhur deri ketu, fale nje angazhimi aq te madh te miqve e partnereve tane te medhenj, sa tanime s’mund te sillemi si te vegjel duke harruar detyrimet tona te medha, karshi tyre e femijeve tane.
Sepse ne kemi sot dy shtete shqiptare, po nje popull te vetem, qe meriton te ushqehet me frytet e te ardhmes europiane, jo me plaget e te shkuares ballkanike.
Dhe ne, shqiptaret nuk e ndertojme dot te ardhmen, pa kapercyer dhe fshire kufijte e te shkuares. Kufijte e te shkuares nesh dhe Europes, mes Shqiperise e Kosoves, dhe po njesoj, mes shqiptareve e serbeve.
Ne te njejten kohe, ne te treja drejtimet.
E ardhmja eshte ne duart tona.
Le te mos ia lidhim kembet vetes me litarin e te shkuares.