Rama takime në kalanë e Dodës



Damian Gjiknuri: Janë mundu me hedh edhe baltë padrejtësisht për figurën e Muharemit. Në fakt, për mua ata kanë ofenduar popullin e Dibrës kur i thonë Muharemit trafikant droge. Normalisht, ju e njihni dhe ata tregojnë se nuk kanë çfarë të thonë fare për alternativën tonë dhe vetëm shpifin. Zgjedhjen e keni shumë të pastër dhe fati e ka ndihmuar që është numri 1 në fletën e votimit.
Sadri Abazi: Partia Demokratike do të jetë për shumë vite në opozitë. Për shkak të asaj çka kanë bërë, njerëzit nuk i besojmë më atyre. Kalaja e Dodës duhet të mobilizohet në maksimum për të votuar Muharem Ramën, këtë djalë të shkëlqyer.
Ndersa kandidati Rama ka sqaruar akuzat ne lidhje me projektin e bulevardit te Peshkopisë.
Muharrem Rama: Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi por pavarësisht se kundërshtari thotë po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale ku edhe përqendrohet një pjesë e madhe e popullsisë.
Rama ka premtuar rritje te fondeve per blegtorinë si dhe përmirësimin e infrastrukturës, per t’i ardhur ne ndihme turizmit rural.