Rama takon fizikanten shqiptare Laura Mersini: Pararojë e shkencës

126
Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim asfrofizikanten shqiptare, Laura Mersini, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Moebel THEMA

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh se “Mersini është një nga figurat pararojë të shkencës në SHBA”. “Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës”, shkruan Rama.

Laura Mersini mban titullin doktoreshë në fizikë.

Ajo është profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, qysh nga 1 janari 2004.

Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse’.Shqiptarja.com

Comments