Ramos po mendon t’i bashkohet ekipit te Beckhamit në MLS

436

Ramos është duke e konsideruar transferimin në MLS në vitin 2020.

Në vitin 2020, kapitenit Sergio Ramos, do t’i skadojë kontrata me Real Madridin. Spanjolli atëherë do të jetë 34 vjeçar dhe është duke planifikuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas Don Balon, Sergio Ramos është duke e konsideruar një lëvizje në Major League Soccer për t’iu bashkuar ekipi të David Beckham, Miami.

Mbrojtësi spanjoll dhe ish mesfushori i Los Blancos vazhdojnë të jenë shokë të ngushtë, dhe Ramos tashmë po e konsideron transferimin në Amerikë.

Ekipi i Miamit do t’i bashkohet MLS në vitin 2020

Comments