Rasti “Spiun”, shtyhet seanca gjyqësore për Bozhinovskin

251
Është anuluar për më 19 tetor fillimi i procesit gjyqësor kundër Zoran Bozhinovskit, për arsye të mungesës së gjyqtares që merret me lëndën e gjykimit…
Gjykatësja, Sandra Kërstiq, të cilës i është dhënë lënda, për arsye familjare ka kërkuar të risistemohet në një departament tjetër. Bozhinovski është në grevë urie, konfirmoi avokati i tij.
Ai refuzon ushqim dhe ujë dhe është me infuzione. Nga mbrojta akoma nuk kanë qasje në dëshmitë, sepse Gjykata e Apelit nuk ua ka dhënë atyre. Paraburgimi i Bozhinovskit përfundon më 17 tetor. Avokatët do të kërkojnë që të mbrohet në liri.
“Nga Gjykata, sot dhe ju dëgjuat në sallën e gjyqit, se Bozhinovski është në grevë urie dhe nuk pranon të ushqehet. Ky është shkaku i humbjes së peshës së tij,por jo aq sa spekulohej në publik. Gjykatësi tha se ai kishte humbur peshë prej 3-4 kilogram. Ka pranuar infuzion me rekomandim mjekësor disa herë në javë”,- deklaroi avokati, Mile Petkovski.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. ShGM e ftoi Gjykatën e Apelit në Shkup që menjëherë t`a dërgojë vendimin për rastin “Spiun” deri te Gjykata Penale që të kenë mundësi avokatët të kenë qasje te dëshmitë dhe ta përgatisin mbrojtjen.
Në të kundërtën, vlerësuan nga ShGM, lihet hapësirë që procesi edhe më andej të prolongohet dhe me këtë në opinion të krijohet përshtypja se rasti është i montuar politikisht.
Comments