Real Madrid fiton ndaj Chelsea-VIDEO

219

realiii_1469912353-4418218

Ekipi i Zinedine Zidane e nisi furishëm ndeshjen ndaj Chelseat, duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave.

Dy golat i shënoi mbrojtësi Marcelo. Fillimisht për 1:0 shënoi në minutën e 19’të, derisa dyfishoi epërsinë në minutën e 26’të.

Disa minuta më vonë, Reali shënoi tjetër gol. Kësaj radhe shënoi sulmuesi i ri i Los Blancos, Mariano. Talenti i cili rrjedh nga akademia e 11 herë kampionëve të Evropës, shënoi një gol të bukur nga distanca duke mos i dhënë fare shanse portierit Asmir Begovic që të intervenojë.

Në pjesën e dytë Reali inkuadroi lojtar të rinj, çka bëri që Chelsea të shënojë dy gola. Dy golat i shënoi Eden Hazard (80’ dhe 90’) për rezultatin përfundimtar 3:2.

https://www.youtube.com/watch?v=HpxRAuOTwlc

Comments