Revizion në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

306

mon_1.jpg

 

Zyrtarët e Minsitrisë së Arsimit kan marrë rroga edhe pse askund nuk ka vërtetim se kanë shkuar në punë. Enti shtetërorë për revision vërtetoi se për shtatë të punësuar gjatë vitit të kaluar janë paguar 40.100 euro, që nënkupton se për secilin prej tyre në muaj janë paguar paga prej 477 euro, por pa mos shkuar as edhe një ditë në punë.

“Prania e të puënsuarve nuk mund të vërtetohet nga sistemi i evidencës elektronike për kohën e punës, për shkak se të njëjtit nuk janë evidentuar në sistem, kurse nuk janë prezentuar as evidenca për vlerësim dhe vendime për pushim vjetorë dhe dëshmi tjera reale nga të cilat mund të pohohet prania e tyre në punë”.

Gjatë vitit të kaluar, ose periudhën kur ministër ishte Abdilaqim Ademi kanë qenë të angazhuar 62 persona me kontratë në vepër. 26 prej tyre, pa pajtueshmëri të Ministrisë së Finacave kanë vazhduar të punojnë në Kabinetin e ministrit edhe pse nuk kanë pasu as obligime të caktuara pune ose të defiuar vendin e punës.

Enti për revision ka vërtetuar edhe parregullsi mbi atë se si jaën harxhuar paratë publike në këtë ministri.

“Për qëndrim në hotel në vend për të punësuarit në MASH dhe mysafirë nga jashtë janë paguar gjithsejt 14.000 euro pa vërtetim pagesorë, ftesë për mysafirë, agjendë eventesh. Nga to, 11.500 euro janë paguar për qëndrim në hotel të kategorisë me pesë yje”.

Në mënyrë të ngjashme janë harxhuar paratë edhe për taksi. Thuajse 4.000 euro janë harxhuar për taksi shërbim të cilët në pjesën më të madhe janë shfrytëzuar nga të punësuarit jashtë orarit të punës. Dyfish më shumë ose 8.800 euro janë paguar për karburantë pa leje për përdorim të veturave zyrtare. Janë harxhuar edhe për ushqim nëpër restorante edhe atë në lartësi thuajse prej 83.000 euro.

Një pjesë të vërejtjeve ministria nuk i ka pranuar, kurse në lidhje me vërejtjet tjera është përgjigjur se ndërmerren masa për tejkalim të situatës. Poashtu, ky institucion thotë se nuk ka të punësuar që nuk vijnë në punë. Si problem e përmendin sistemin elektronik për evidencë i cili në atë periudhë ka pasur disa pengesa të caktuara.

Comments