Robert De Niro: Donald Trump është totalisht i krisur

145

Moebel THEMA

Actor Robert De Niro talks to reporters and film professionals during "Coffee with..." event during the 22nd Sarajevo Film Festival in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, August 13, 2016. REUTERS/Dado Ruvic

Aktori dhe producenti i njohur amerikan ka deklaruar sot se kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump nuk duhet të kandidonte për president, pasi që ai është një njeri “totalisht i krisur”.

De Niro, i bëri këto komente para një audience të Sarajevës, ku prezantoi verzionin dixhital të filmit të regjisorit Martin Scorsesse “Taksisti”, në të cilin ai ka luajtur rolin kryesor, duke shënuar kështu 40 vjetorin e këtij filmi.

“Nuk e di, njerëz të krisur si puna e Donald Trump…, ai nuk duhet të jetë aty ku është, andaj Zot na ndihmo”, tha De Niro i përcjellur me duartrokitje në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

“Ato çfarë është duke ncjerrë ai nga goja janë krejtësisht një çmenduri, janë qesharake … ai është krejtësisht i krisur”.

De Niro shfrytëzoi qëndrimin në qytetin e Sarajevës, për të bërë sot një shëtitje nëpër Bashçarshi (qytetin e vjetër), ku ai vizitoi xhaminë e Gazi Husrev Begut dhe po ashtu i bëri vizitë varrezave të hebrenjëve në qytet.

Natën e të premtës, aktori 73 vjeçar ka hapur festivalin e 22-të filmit të Sarajevës, i cili është themeluar si një akt i sfidimit ndaj rrethimit të qytetit gjatë luftës në Bosnë (1992-1995), dhe është nderuar me çmim për arritje jetësore për kontributin e tij në film.

“Do të quaj këtë shpërblim – zemra ime e Sarajevës – për shkak se nuk besoj se ka ndonjë qytet në botë që ka treguar kësoj zemre përballë një tragjedie kaq të madhe, sesa Sarajeva”, ka thënë De Niro në ceremoni.

/tesheshi.com/

Comments