Nën organizim të klubit Rotarian të Tetovës në bashkëpunim me disa
organizata të sektorit civil si me qendrën për bashkëpunim ballkanik
Loja, CED, Nëna dhe fëmija, Eco Guerilla, Bloom Youth,Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit dhe disa
organizata të tjera është organizuar një aksion për mbledhjen dhe
përzgjedhjen e mbeturinave në qytetin e Tetovës. Eko aksioni është
realizuar në disa pjesë të qytetit si tek tregu i gjelbërt, stadiumi i qytetit
qendra dhe pjesë të tjera të qytetit të Tetovës nga ku anëtarët e klubit
Rotarian të Tetovës së bashku me vullnetarë të organizatave të sektorit
civil kanë mbledhur mbeturinat të cilat më pas i kanë grumbulluar në
sheshin e qytetit. Ky aksion ekologjik ka për qëllim rritjen e
ndërgjegjësimit të qytetarëve por edhe institucioneve për të ndërtuar të
gjithë së bashku një shoqëri më të vetëdijshme gjegjësisht më të
ndërgjegjshme në një mjedis më të pastërt.
Në sheshin e qytetit ku edhe janë grumbulluar mbeturinat e mbledhura
nëpër qytet aktivistët e Qendrës për Bashkëpunim Loja kishin organizuar
një parodi ku është improvizuar një dasmë të cilën e kishin quajtur
Dasma e Mbeturinave ku dhëndri me Nusen veshjet e tyre i kishin
krijuar po nga mbeturinat, ndërsa mbeturinat e tjera që anëtarët e klubit
Rotarian dhe vullnetarët e organizatave civile i kishin mbledhur nëpër
qytete ishin dhuratë për çiftin e ri.
Ky aksion i klubit Rotarian të Tetovës dhe organizatave të sektorit civil
është përshëndetur edhe nga Ndërmarrja publike Komunale Tetova
Tetovë.
Përndryshe ky aksion ekologjik është përkrahur me materiale nga
PAKOMAK, dhe i njëjti është realizuar në 13 qytete të Maqedonisë./TV KOHA/
Posti i ardhshem
Comments

