BARCELONA E NDERON ENIS BARDHIN, E VENDOS PËRKRAH MESSIT NË FAQEN ZYRTARE

425

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi është duke shkëlqyer në La Ligën Spanjolle, teksa po mahnit të gjithë me supergolat e tij nga gjuajtjet e lira. Kalanasasit në vigjilje të ndeshjes më Levanten, e kanë nderuar Bardhin, duke e vënë krah Mesit në veb faqen e tyre zyrtare. Takimi i nesërm do të vë përballë dy ekzekutuesit më të mirë të gjuajteve të lira në Spanjë, me shkupjani i cili këtë sezon ka realizuar 5 gola nga kjo pozitë, ndërsa në anën tjetër Mesi ka shënuar 6 gola. Gjithsesi Bardhi ka mundësi të mirë që në këtë përballje të barazohet me Mesin, sa i takon golave të shënuar nga gjuajta e lirë. Takimi Levante – Barcelona luhet të dielën në stadiumin “Suidad de Valensia”, fillim në orën 20:45. /SHENJA/

Comments