Rrahje masive në Shkup

342

SPB e Shkupit ka informuar se ditën e martë rreth orës 19 në lagjen Draçevë të Shkupit ka ndodhur një incident i rëndë, në të cilin një djalë i ri është lënduar rëndë si pasojë e një përleshjeje masive, dhe po mbahet në Klinikën e Shkupit për kurim të mëtejmë.

Sipas disa portaleve mësohet se incidenti ka ndodhur tek posta në lagjen Draçevë, në këtë përleshje kanë marrë pjesë tetë të rinj. Disa nga ta kanë përdorur edhe armë të ftohta, kryeshisht thika, por edhe armë zjarri. I lënduari është 24 vjeçari me inicialet D.T. nga Shkupi, derisa pjesëmarrësit tjerë janë larguar nga vendngjarja.

Sipas policisë janë marrë të gjitha masat e duhura dhe po punohet intenzivisht për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e pjesëmarrësve në këtë përleshje masive.

Comments