Rreth 500.000 banor të Maqedonisë kanë dhënë dhe iu është kërkuar ryshfet
Çdo të tretit banor të Maqedonisë iu është kërkuar ryshfet dhe thuajse të gjithë kanë dhënë, ka treguar hulumtimi për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoni dhe në rajon, transmeton TetovaSot.
Raporti që sot u publikua nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar bazohet në të dhënat e fituara nga anketa në terren, e realizuar tek 1.000 të anketuar, midis datave 27 janar dhe 3 shkurt të këtij viti.
Anketa e njëjtë është realizuar edhe në vendet në rajon.
Sipas hulumtimit, banorët e Maqedonisë janë mësuar me korrupsionin. Për dallim prej vitit 2014, kur çdo banori të katërt të Maqedonisë iu është kërkuar ryshfet, në vitin 2016, çdo banori të tretë të Maqedonisë i kërkohet ryshfet.
Sipas projeksioneve, kjo nënkupton se rreth gjysmë milion banor janë përballur me kërkesën për korrupsion dhe të njëjtën e kanë dhënë.