“Rrugët e Maqedonisë” asfalton, Tetova po ndryshon (FOTO)



Sot me një intensitet të madh dhe me të gjithë kapacitetin që ka NP “Rrugët e Maqedonisë” ka nisur të asfaltojë rrugën e “Lubotenit” nga varrezat deri në hyrje të Reçicës që lidh Tetovën dhe dy fshatrat Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe. Kjo rrugë tani do të jetë rruga e cila do të lehtësojë jo vetëm banorët e dy fshatrave, por do të lehtësojë edhe banorët e fshatrave nga Reçica deri në Vrapiçsht e më pastaj përfundon në Gostivar.
Ky projekt gjigant i NP “Rrugët e Maqedonisë” në viset shqiptare është mundësuar nga Gajur Kadriu i cili vitin e kaluar premtoi se rrugët shqiptare do të asfaltohen dhe sot ky premtim bëhet realitet.
Banorët e Reçicës janë tepër falënderues për këtë asfaltim dhe shprehen konsideratë për të gjithë ata që kontribuojnë në rregullimin e infrastrukturës në viset shqiptare.
Np” Rrugët e Maqedonisë” me drejtor Gajur Kadriun vazhdojnë bashkëpunimet me komunat shqiptare, si Kërçovën, Gostivarin, Vrapçishtin. Tetovën, Strugën, Tearcën, Zhelinën dhe shumë bashkëpunime tjera në interes të qytetarëve.
Ndryshe këto investime kapitale në infrastrukturë nuk do të ndalohen do të vazhdohet të punohet në të gjitha rrugët ku ka nevojë për riparim dhe aty ku ka për asfaltim.