Drejtori i televizionit publik Lorik Arifaj, ka thënë se nuk ka pas ndërprerje të transmetimit.

“Ndalje nuk ka pas sepse RTK-ja e bënë transmetimin kurse sinjali bëhet me shpërndarje teknike nga KTTN-ja dhe RTK-ja nuk e ka ndaluar transmetimin e debatit asnjë sekondë sepse në rast të ndërprerjes ne do të dënoheshim nga KPM-ja”, ka thënë Arifaj.

Tutje ai ka shtuar se transmetimi bëhet nga RTK-ja ndërsa sinjali jepet nga “KTTN” dhe mundësia e ndërprerjes së transmetimit mund të jetë nga këta të fundit.

Disa minuta më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ankua për ndërprerje të sinjalit gjatë fjalimit të deputetit të LDK-së, Shpejtim Bulliqit. /Indeksonline/