Sefer Tahiri : Kulti i liderit duhet të mposhtet

Analisti politik Sefer Tahiri ka thënë se duhet të mposhtet kulti i liderit në ndërkohë që sipas tij kjo nuk duhet të jetë pjesë përbërëse e diskursit të partive të reja shqiptare.Në një postim në rrjetin social facebook ai ka thënë se partitë e vjetra shqiptare gjithë këto vite kanë vuajtur dhe ende vuajnë nga kulti i liderit, që i kanë shndërruar në parti- lider apo sulltan- parti ! -transmeton Faktiditor
“Lideri jonë”, “Lideri jonë ka thënë” nuk duhet të jetë pjesë përbërëse e diskursit të partive të reja shqiptare. Për të dëshmuar ndryshimin ! Lidershipi e bën politikën efektive, jo lideri si emër i përveçëm. kush do qoftë ai ! Shkëputja nga partitë e vjetra midis tjerash është bërë edhe për shkak të centralizmit partiak, kompetenca që u garantohen edhe me statutet partiake !- ka deklaruar analisti Tahiri./Faktiditor/.