Sela vazhdon me vendosjen e shenjave të reja të komunikacionit, e para gjuha shqipe!
Komuna e Strugës ka vendosur shenja të reja të komunikacionit, për të ndihmuar sa më shumë në orientimin e turistëve dhe vizitorëve të Strugës sidomos gjatë këtij sezoni veror. Shenja janë vendosur në hyrje-dalje të qytetit, në brendësi të rrugëve në qytet, pranë plazheve, pranë rreth rrotullimeve dhe vendeve të tjera me nevojë, shkruan Drini.mk
Një fakt shumë i rëndësishëm që bie në sy për këtë iniciativë, është se mbishkrimet e këtyre shenjave janë fillimisht në gjuhën shqipe ndërsa më pas në atë maqedonisht.
Kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela në disa raste më parë lidhur me këtë cështje ka theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në Strugë është më se i nevojshëm pasi shumica e qytetarëve dhe vizitorëve të saj janë shqiptarë dhe kjo nuk dëmtonn askënd.