Sela-Zhbogar: Folëm për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve

281

Kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Ziadin Sela dhe nënkryetari Agon Ferati kanë zhvilluar një takim në Shkup meambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar.

Gjatë një deklarate për mediet,Sela për mediat ka deklaruar se ka folur për mos implementimine Marrëveshjes së Ohrit, dhe zgjidhjen e problemeve tëshqiptarëve.

“Patëm një takim meambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili është njohës i mirë i rrethanave të rajonit, folëm për situatën politike, për zgjedhjet në dhjetor, për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, folëm edhe për Platformën dhe idenë që LR-PDSH kërkon të legjitimojë te shqiptarët në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjidh problemin e shqiptarëve, nënkuptohet edhe për shtetin binacional dhe decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit lokal”, ka thënëSela.

Comments