SELEKTIVE, Gjykata shtyn veç për tre ditë nisjen e gjykimit ndaj Thaçit, ish-presidenti kërkoi më shumë kohë

418

Është shtyer për tre ditë nisja e gjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi në rastin ku të njëjtit akuzohen për ndërhyrje në drejtësi. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar që gjykimi të shtyhet për një javë dhe që i njëjti të nisë më 02 mars, mirëpo Gjykata nuk e ka marrë për bazë në plotni kërkesën e avokatëve. Fillimisht, gjyqi ishte planifikuar të fillojë më 24 shkurt, gjersa me vendimin e ri do të nisë më 27 shkurt.

Si arsye për një kërkesë të tillë, mbrojtja e ish-Presidentit e kishte dhënë faktin se i duhet më shumë kohë për përgatitje për deklaratat përfundimtare në çështjen ku ai akuzohet për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

“Më 9 dhjetor 2025, Mbrojtja e Hashim Thaçit i kërkoi Gjyqtarit të vetëm që të urdhërojë që gjykimi të fillojë të hënën, më 2 mars 2026, në vend të 24 shkurtit 2026, me arsyetimin se i nevojitet më shumë kohë për përgatitje ndërmjet deklaratave përfundimtare në çështjen Prokurori kundër Hashim Thaçit. (“Çështja 06”) dhe fillimit të gjykimit në këtë çështje. Ajo parashtron se “kjo kohë është thelbësore për t’u përgatitur për kundër-pyetjen e dëshmitarëve të ZPS-së dhe për deklaratat e mundshme hapëse”, thuhet në parashtresën e publikuar nga Gjykata.

Megjithatë, gjyqtari Christopher Gosnell e ka pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Thaçit duke e shtyer vetëm për tre ditë nisjen e gjykimit.Vox

Comments