Trump paralajmëron: Armëpushimi me Iranin drejt fundit nëse s’ka marrëveshje deri të mërkurën

67

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se armëpushimi me Iranin mund të mos zgjatet, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për përfundimin e konfliktit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial, teksa po kthehej nga Phoenix drejt Uashingtonit, Trump theksoi se situata mbetet e paqartë dhe se vendimet e ardhshme do të varen nga zhvillimet diplomatike në ditët në vijim.

“Është e mundur që të mos e zgjasim armëpushimin, por bllokada do të mbetet në fuqi”, deklaroi ai, duke iu referuar kufizimeve në portet iraniane.

Presidenti amerikan shtoi se, në rast se nuk arrihet një marrëveshje konkrete, nuk përjashtohet mundësia e rifillimit të veprimeve ushtarake.

“Ekziston një bllokadë dhe, për fat të keq, mund të na duhet të fillojmë sërish bombardimet”, u shpreh Trump.

Comments