Serbët ndryshojnë kopertinen e “Kurbanit” të Ramës (Foto)

259
fresco

midle
Kopertina e librit “Kurban” të Edi Ramës ndryshon tërësisht në përkthimin për serbët.

Është hequr nga aty fytyra e qengjit që pret të flijohet, për t’u shndërruar në një foto më agresive. Me shkronja të mëdha lart është shkruar “Edi Rama”.

Hapësirën më të madhe në kopertinë e zë foto e “njeriut-bombë” ose një “bomba me fytyrë njeriu”. Bomba është lënë natyrshëm mbi komodinë, njësoj siç do të qëndronte aty çdo objekt tjetër personal. Lënia e bombës mbi komodinë, të jep idenë se “shpërthimi” është tashmë pjesë e zakonshme e ditës, pra thjesht çështje kohe. Poshtë është shkruar “Flijimi”, shkruan lapsi.al.

Comments