Sërish tërmet në Peruxhia, lëkundje me magnitudë 4.3


Toka vazhdon të dridhet në Italinë Qëndrore, shkruan Corriere della Sera, transmeton Syri.net.
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orë 3:34 të natës ndërmjes së premtes dhe së shtunë në provincën e Perugia në një thellësi prej 11 km.
Tërmeti u ndje qartë nga popullata në zonën e Norcia aq sa shumë dolën në rrugë prej frikës. Nuk ka pasur viktima, tha kryetari i Norcia, Nicola Alegmano, duke saktësuar se ka pasur shembje të vogla në muret antike të qytetit dhe në ato pika tashmë të dëmtuara nga tërmeti i fundit i 24 gushtit që shkatërroi Accumoli, Amatrice dhe Arquata del Tronto . Kontrolle më të detajuara do të kryhen gjatë ditës./Syri.net