Sevdai Radogoshi vjen me komedinë “Biznesmeni”

283

Në një rrëfim për KultPlus, regjisori dhe aktori Sevdai Radogoshi shpalos detaje rreth këtij projekti.

Sarandë Selimi

Një temë sociale që flet për një biznes jo të pastër. Ky është thelbi i projektit më të ri të regjisorëve Sevdai Radogoshi dhe Afrim Mula, i cili pritet ta shoh dritën së shpejti.

Filmi i zhanrit komedi “Biznesmeni”, që vjen me skenar të Shkumbin Radogoshit, bën fjalë për Gazusin e djalin e tij të cilët më herët kanë pasur një lokacion ku rregullonin veturat e tani kanë një autolarje, ku dënohen për mos pagesë të ujit, rrymës. Në përpjekjen që djali i Gazusit të bëhet më i pasur, ai përfundon në duart e një bande.

Në një rrëfim për KultPlus, regjisori dhe aktori Sevdai Radogoshi shpalosi detaje rreth këtij projekti.

“Tashmë jemi duke e bërë montazhin. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë dhe besoj që do të sjellim diçka të mirë para publikut”, tha Radogoshi i cili bëri të ditur për vend xhirimet, datën e premierës, kastën e aktorëve e kështu me radhë.

“Premiera është me datën 13 nëntor, në Gjakovë në Pallatin e Kulturës, ku do të ketë goxha shumë mysafir. Xhirimet i kemi bërë në Gjakovë, në Gjilan tek Vali Ranch dhe në Shëngjin”, pohoi ai.

Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë në rolet kryesore Sevdai Radogoshi, Shkumbin Radogoshi pastaj Arben Lleshi, Blerina Brovina-top modele, Nik Rraci, Robert Ukaj, Egzonita Ala-Miss Gjermania, Aziz Saliuka, Skënder Gola, Islam Zhuri.

Realizimi është bërë nga Bimi Production ndërsa drejtor i projektit Skënder Gola./KultPlus.com

Comments