Shefi i BE’së takohet me Kurtin, shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës
Zyra e BE’së në Kosovë ka njoftuar se Kurti është takuar me ambasadorin Aivo Orav.
BE thotë se Orav ia ka ritheksuar Kurtit mbështetjen e fuqishme të BE’së në rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE’në.
Orav ka shprehur gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve.
“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë.”