Shekerinska e LSDM-së: Qytetarët u lanë të vetëm për t’u përballur me përmbytjet (VIDEO)

214
fresco

midle
1

Maqedonia dhe Shkupi dje dhe sot me të vërtetë u ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Ne ishim Singeliç, në Haraçinë, Stajkovc, do të shkojmë në Inxhikovë dhe Creshev, megjithatrë kudo situata është e tmerrshme dhe për fat të keq, njerëzit janë lënë vetëm për të ballafaquar dhe zgjidhur problemet, tha Radmilla Shekerinska, nënkryetarja e LSDM-në që sot pasdite ka vizituar zonat e përmbytura, njofton TetovaSot.

“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, në radhë të parë të Shkupit dhe të gjithë Maqedoninë, për t’u bashkuar dhe për të ndihmuar qytetarët tonë, fqinjët tanë, të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë më shumë”, tha Shekerinska.

Comments