Shënohet 106 vjetori i lindjes së Nënë Terezës

254

tereza

Organizata civile “Shkupjanja Nënë Tereza” nga Shkupi, me rastin e ditëlindjes së 106-të të Nënë Terezës sot do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në vendin e lindjes së saj në Sheshin Maqedonia, në përmendoren e Nëna Terezës dhe dhomën përkujtimore me shenjtëroren në Kullën feudale.

Me këtë rast, humanisti i njohur dhe piktor Zhivko Popovski Cvetin do të pikturojë dhe dhurojë bashkëqytetarëve tanë 106 piktura me lule të paqes dhe dashurisë si simbol i përjetësisë dhe botës së paharrueshme në përkujtim të humanistes sonë më të njohur botërore dhe nobelistes Nëna Terezë.

Lexime poetike dhe recitale do të interpretojë edhe Sava Takovska.

Gjithashtu edhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), me rastin e 106 vjetorit të lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, dhe në prag të shenjtërimit të saj, organizon ekspozitën “Shenjtorja nga Shkupi – letërkëmbime”.

Kjo ekspozitë do të mbahet në Galerinë kombëtare “Hamami i Daut Pashёs” gjitashtu do të vendosen edhe  kurora me lule te pllaka përkujtimore, ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës, në Sheshin “Maqedonia”.

Comments