SHEQERINSKA: MË 11 DHJETOR TË VOTOHET PËR INSTITUCIONET E HAPURA PËR QYTETARËT


Bartësja e Njësisë Zgjedhore 5 nga Koalicioni që e udhëheq LSDM-ja, Radmilla Sheqerinska nga Manastiri paralajmëroi reforma në institucionet shtetërore të liruara nga presionet partiake dhe në shërbim të qytetarëve.
Sipas Shekerinskës, institucionet shtetërore duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve, të jenë të hapura ndaj të gjithë qytetarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Potencoi se nuk do të ketë individë të privilegjuar të cilët me ndihmën e shefave partiak në administratë e keqpërdorin administratën, bëjnë presion ndaj të punësuarve dhe ndalojnë çfarëdo lloj ndihme për ato të cilëve ndihma u nevojitet.
Ajo bëri thirrje më 11 dhjetor të votohet për institucionet e hapura për qytetarët, institucionet e përkushtuar në atdheun e tyre dhe problemet e të gjithë qytetarëve të saj.