Sherifi: Shpejtë Gjuriqi ka me nis me arrestu njerëz në Kosovë!

138

Image result for Bilal Sherifi

Moebel THEMA

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka theksuar se me këtë pushtet, shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, mund të hyjë e dalë kur të dëshirojë nga Kosova.

Në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum, ai ka theksuar Gjuriqi ka me nisë me arrestu persona brenda Kosovës.

Për demarkacionin ai ka thënë se ky version nuk do të kalojë, duke shtuar se kësaj çështje ia kanë dhëne përgjigjen qytetarët e vendit.

Për mundësinë e luftës në Ballkan, Sherifi ka thëne se shqiptarët tashmë janë konsoliduar si komb dhe se zakonisht luftërat nisin kur një shtet është më i fortë se tjetri.

“Tash duhet me ditë që shqiptarët janë më të fuqishëm se në të kaluarën”, ka thënë ai.

Comments