SHGM – Ministrit Bashkim Ahmeti; Jeni i papjekur dhe primitiv

398

Shoqata e gezetarëve të Maqedonisë ashpër dënon kërcënimet verbale të ministrit të Ekologjisë, Bashkim Ahmeti, i cili dje përmes telefonit celular i kishte dërguar gazetarit dhe pronarit të portalit Tetova Sot, Rami Mislimi.

Kërcënimi dhe nënçmimi i gazetarëve nga përfaqësues të lartë të pushtetit nuk kanë vend në një vend të qytetëruar dhe demokratik. Çdo kërcënim ndaj gazetarit paraqet sulm ndaj lirisë së fjalët dhe lirisë së mediave si dhe cënon të drejtën e opinionit për t’u informuar.

Vetëm individë të papjekur, të cilët vetëm nga ndonjë rastësi janë bërë ministra, mund t’i lejojnë vetes në këtë mënyrë të pashembullt të komunikojnë me gazetarët. Të sulmosh gazetarë duke u fshehur pas imunitetit të ministrit është akt qyqar dhe primitiv.

Kërkojmë nga kryeministri Emil Dimitriev dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti publikisht të dënojnë këtë sjellje të papranueshme të ministrit Ahmeti

Comments