Shi dhe borë në Maqedoni. Ditët në vijim edhe më ftohtë



Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më vranësira lokale. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira më të mëdha dhe kushte për shi lokal, ndërsa në male edhe borë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 8, ndërsa e ditës prej 9 deri 13 gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me diell me vranësira të vogla dhe erë e lehtë në drejtim verior, transmeton Aktuale.mk. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 4, ndërsa gjatë ditës do të ngritet deri në 12 gradë.
Gjatë fillimit të javës tjetër do ketë mot me diell por më ftohtë. Të martën pritet shi i dobët lokal, derisa pritet që temperaturat e mëngjesit në më shumë vende të zbresin deri nën zero.