Shkarkohet presidentja e Brazilit 

229

 

Dilma Rousseff

Presidentja Dilma Rousseff është shkarkuar nga detyra pas votimit të sotëm të Senatit të Brazilit, për manipulim të të dhënave të buxhetit.

Kështu, merr fund edhe pushteti 13-vjeçar i Partisë së Punës, e krahut të majtë.

61 senatorë votuan në favor të hetimit të saj dhe 20 kundër, duke plotësuar mazhorancën prej dy të tretat që duhej për ta shkarkuar presidenten, e cila i mohon akuzat.

Presidenti në detyrë, Michel Temer do të çojë deri në fund mandatin e braktisur nga Rousseff, që përfundon në 1 janar 2019. Temer, nga radhët e partisë së djathtë PMDB, pritet të betohet si president më vonë gjatë ditës.

Rousseff ishte pezulluar në maj, pasi Senati kishte votuar për të vazhduar procesin hetimor ndaj saj. /Syri.net/

Comments