Arrestohet efektivi i FNSH në Fier, tentoi të vriste 3 policë 

384

 

ngjarja ne fier

Policia ka arrestuar efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Maliq Shehaj, pasi tentoi të vriste tre efektivë të policisë së Fierit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, teksa efektivi i FNSH po konfliktohej me dy persona të tjerë për motive të dobëta.

Në këtë moment kanë ndërhyrë tre punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policise Fier, njëri prej tyre me uniformë.

Punonjësit e policisë janë prezantuar dhe kanë kryer detyrën për ta neutralizuar, por gjatë ndërhyrjes polici i FNSH nxorri pistoletën dhe pasi e ka mbushur  e ka drejtuar atë ndaj punonjësve të policisë.

Në këtë kohë ka bërë dhe shkrepjen e armës, por pa shkaktuar dëme pasi të tre punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes, e kanë devijuar drejtimin e qitjes. Plumbat kanë një makinë në lëvizje, që fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Efektivi i arrestuar Maliq Shehaj akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Ai rezultoi i dehur në masën 0.49 mg/l.

Comments