Shkëndija i falet Ibraimit,fiton derbin shqiptarë ndaj FC Shkupit (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 2:1 ndaj FC Shkupit në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Më i merituar për këtë fitore të skuadrë skmapione ishte Besart Ibraimi, i cili i shënoi që të dy golat. Megjithatë të parët që avansuan ishin vendasit të cilët përfituan një penalti në minutën e 25-të përmes Kristijan Stojkoskit.
Pikërisht Stojkoski morri përgjegjësinë për të ekzekutar këtë 11-të metërsh, dhe nuk gaboi pasi shënoi për epërsinë e FC Shkupit.
Në të njëjtën mënyrë Shkëndija u kundërpërgjigjë në minutën e 36-të, kur Ibraimi barazoi shifrat në 1:1.
Pak para fundit të pjesës së parë i njëjti futbollistë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Zendelit, kur pasi u lirua nga dy kundërshtarë në zonën, me të djathtën e tij, i ndihmuar edhe nga shtylla shënoi për 1:2.
Ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtarë, edhe pse Shkëndija mund të shënonte edhe golin e tretë 5 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht Zhunior nuk arriti që të mposhtë Zendelin, i cili doli fitues edhe përballë Bojkut, edhe përkundër faktit se që të dy dolën të vetmuar para gardianit të FC Shkupit .
Në fund fitore e merituar e Shkëndijës, që tashmë renditet në pozitën e tretë me 8 pikë, vetëm një më pak se dy skuadrat kryesuese, Rabotniçki dhe Akademia Pandevi, teksa FC Shkupi me vetëm dy pikë mbetet sërish në pozitën e 8-të.