Image result for haracina

Një ditë para se të nis viti i ri shkollor, në shkollën e Haraçinës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” po bëhen gati. Nga vërshimet që pësoi ajo u dëmtuan në tërësi libra dhe kompjuterë të vendosur në bodrumin e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i shkollës, Rexhep Bajrami pranon se vitin e ri shkollor e nisin me probleme, pasi që ende nuk është lyer shkolla dhe kanë problem me ujin. Ai dy javë më parë theksoi për Tv21 se shkolla do të lyhej para fillimit të vitit të ri shkollor, ndërsa kjo ende nuk ishte bërë.

“Po do të lyhet gjatë vikendit kati i parë do të lyhet të hënën do të jetë e lyer shkolla. Edhe pse shkolla tjetër ka problem me ujë do të furnizon ministria me ujë dhe nesër do të fillojmë me mësim të rregullt”, tha ai.

Për të parë gjendjen e kësaj shkolle sot ishte ministri i arsimit, Pishtar Luftiu, i cili dhuroi karrige dhe banka për dy klasë të kësaj shkolle.

“Në bashkëpunim me komunën dhe në bashkëpunim me disa persona të bizneseve kemi mundur të sigurojmë këto materiale të cilat janë siç e shihni mjaft të mira, dhe të përdorshme për nxehësit“, theksoi ministri Pishtar Lutfiu.

Në këtë shkollë me rreth 700 nxënës në gjendje të mjerueshme janë edhe kabinetet, që janë pa pajisje të nevojshme dhe me mure të çara. Për shkak të vërshimeve, një pjesë e nxënësve të kësaj shkolle do të pajisen me materiale shkollore nga ana e Ministrisë së Arsimit.