Shkon e vjedhura në të vjedhur! Nipi grabit dajën i kthyer nga Italia, por çfarë i ndodh më pas adoleshentit



Thonë se hajduti nuk vjedh dot hajdutin, por nuk është ky rasti. Një ngjarje tepër komike ka ndodhur mes dy të rinjve.
Një i mitur nga fshati Toshkëz i Lushnjes, vetëm 14 vjeç, “ka vjedhur mjetin tip Volswagen me targa Italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dekumenta personale, dajës së tij, shtetasit D.M, 43 vjeç”
Ngjarja ka ndodhur me 20 gusht në shtëpinë e 43 vjeçarit në Xibrakë të Lushnjes.
Pas vjedhjes së dajës së tij, 14-vjeçari ka shkuar në Kavajë. Por aty i mituri ka rënë vetë pre e vjedhjes nga një tjetër i ri, raportet e të cilëve nuk dihen.
“Roland Fejzo, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Kavajë i ka vjedhur shtetasit Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumenta personale të shtetasit D.M, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informon policia.
Policia ka bërë arrestimin e dy të rinjve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/