Shokuese: I mjaftuan vetëm dy sekonda për ta shpëtuar nga treni (VIDEO)



Pamjet në videon e mëposhtme tregojnë më së mirë incidentin shokues që ndodhi në New Jersey.
Aty shihet një person emri i të cilit ende nuk është bërë publik, derisa qëndron mbi linjën hekurudhore, njofton Klan Kosova.
Qëndrimi mbi linjat hekurudhore çdo herë përbën rrezik, por kësaj radhe shpëtim nga më e keqja realizoi një zyrtar policor i New Jersey.
Victor Ortiz, është polici i cili tashmë po konsiderohet hero, pasi i mjaftuan vetëm dy sekonda për t’i shpëtuar jetën një të huaji i cili siç duket qëndronte në hekurudhë qëllimisht, njofton Klan Kosova.
Polici Ortiz, zakonisht punon në ndërrime brenda natës duke përfunduar orarin në 7:00 të mëngjesit, por fatmirësisht ai zgjodhi që të punoj atë ditë edhe jasht orarit.
Për më shumë detaje ndiqeni videon në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=1e3MySk5vqE