Shpaloset pllaka përkujtimore e katër martirëve të vrarë nga forcat paramilitare serbe gjatë muajit Mars të vitit 1999.

Në vendin e quajtur Kashan të Komunës së Kaçanikut në prani të familjarëve përfaqësues të Komunës së Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Ferizaj si dhe pjesëmarrës tjerë, është bërë zbulimi i Pllakës Përkujtimore të katër martirëve të vrarë nga forcat paramilitare serbe gjatë muajit Mars të vitit 1999.
Në këtë vend e identifikuar si varreza masive numër një në komunën e Kaçanikut janë zbuluar trupat dhe më pas janë identifikuar mbetjet mortore të Bajram Jahir Bega(1962-1999) Ferizaj,Ramadan Isen Rexha(1935-1999) Ivaj,Hamit Milaim Berisha (1941-1999) Kaçanik dhe Menduh Shabi Bushi (1941-1999) Pustenik.
Të pranishëve mirëseardhje ju uroi z.Murat Loku anëtarë i këshillit organizativ të ndërtimit të kësaj pllake përkujtimore.
Ai tha se është një ditë e veçantë por shumë e dhimbshme kur përkujtojmë të vrarët e luftës kryesisht civilë, gra pleq dhe fëmijë, të përkujtojmë vrasjet dhe dhembjet për më të dashurit tanë që i humbëm gjatë luftës.Ai me këtë rast i njoftoi se në respekt të viktimave të cilët dhanë jatën që sot të jemi të lirë e falë tokën në të cilë është e vendosur kjo pllakë përkujtimore.
Lidhur me zhvillimet gjatë viteve 1998-1999 të luftës së UÇK-së si dhe pas saj të pranishmëve ju revokoi z.Fari Vishi, Ai tha se ndër prioritet e pas luftës ka qënë gjetja e të gjithë të zhdukurve dhe identifikimi i tyre. Ka qenë angazhim i jashtzakonshëm i pjesëtarëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe Brigadës 164 “Gafurr Loku” që të hulumtojnë të gjithë teritorin e komunës së Kaçanikut dhe Hanit të Elezit për të vrarit dhe të zhdukurit. Njëra ndër varrezat e dyshuara ka qenë edhe ky vend ku sot jemi dhe ku janë gjetur trupat e martirëve të cilë po i ndrojmë sot tha z. Vishi.
Në emër të institucioneve, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtuan Remzi Elezi Nënkryetarë i komunës së Kaçanikut, Menduh Vlashi Nënkryetarë i Komunës së Hanit të Elezit, Naim Ferati Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Ferizajt dhe znj Sevdie Frangu nga Komisioni Qeveritarë për persona të zhdukur.
Në emër të familjeve të martirëve, pjesëmarrësit i falënderoi Avni Bega për pjesmarrërrje në aktin e zbulimit të Pllakës Përkujtimor.