PRITET HAPJA E ZYRËS PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE NË HAN TË ELEZIT

Kryetari i komunës Rufki Suma priti në takim pune Udhëheqësin e sektorit për regjistrim të automjeteve nga Ministria e Punëve të Brendshme Xhavit Gubetini me bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Suma dhe Gubetini biseduan lidhur me përgatitjet të cilat është duke i realizuar komuna e Hanit të Elezit për hapjen e zyrës për regjistrim të automjeteve si dhe për të identifikuar nevojat e komunës për inventarin dhe pajisjet e domosdoshme për këtë zyre.
Hapja e zyrës për regjistrimin e automjeteve do të të realizohet pas nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencionit për Regjistrim Civil