Shpërndarjen e Kuvendit përplas partitë politike (VIDEO)

223
fresco

midle
kuvend

Katër ditë nga shpërndarja e institucionit ligjvënës, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për balancimin e njësive zgjedhore dhe në Kuvend nuk është dorëzuar asnjë nismë për zgjidhjen e këtij problemi që përbën shkelje të kodit zgjedhor dhe mund të konteston gjithë procesin elektoral.

Shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme kanë përplasur deputetët. Shefi I grupit parlamentar të LSDM-së Goran Sugarevski, tha se shumica parlamentare po tenton të ikë nga mbajtja e votimeve duke vonuar shpërndarjen e institucionit ligjvënës.

“VMRO-DPMNE dhe BDI mashtruan dje qytetarët se do ta miratonin buxhetin në orën 5 ndërsa në orën 7 do të miratonim shpërndarjen e kuvendit por në seancën e sotme përmes dhjetëra pikave kërkojnë strehimin e militantëve partiakë nëpër institucione shtetërore. Pra, ju dje ikët nga zgjedhjet dhe shmangët propozimin e opozitës për shpërndarjen e kuvendit”, deklaroi Goran Sugarevski, deputet I LSDM-së.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, iu kundërpërgjigjen akuzave të deputetit opozitar, duke thënë se është pikërisht LSDM-ja ajo që vazhdimisht ikë nga zgjedhjet.

“Menjëherë pas miratimit të buxhetit, gjithë deputetët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe fillon numërimi mbrapsht për zgjedhjet, ku ju do të mësonin leksionin”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Zotërinj, ju kërkuat dy herë të shkoni në zgjedhje dhe ne firmosëm iniciativën që të shpërndahet parlamenti, por më pas u ankuat në gjithë botën që zgjedhjet të mos mbahen dhe për këtë nuk jemi ne fajtorë”, u shpreh Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Debatet rreth zgjedhjeve u zhvilluan një ditë pasi kryeparlamentari Trajko Veljanovski refuzoi propozimin e opozitës që Kuvendi të shpërndahet dje dhe njoftoi se për këtë çështje do të vendoset në seancën plenare të caktuar për më 17 tetor./alsat-m

Comments