Shqipëri: Shpërthim në minierën e Bulqizës, tre minatorët jashtë rrezikut për jetën
Aktualisht ne këtë seksion punon kompania kineze ‘Xian Engineering’ e kontraktuar nga AlbChrome.
Kompania AlbCrome tha se nga shpërthimi u plagosën 3 minatorë por që fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën. Ndërkohë që nga pala shqiptare nuk ka asnjë dëm në njerëz apo material.
Ndërsa ministria e Energjisë tha se zv.ministri, Gëzim Musabelli dhe drejtues të strukturave të ministrisë bashkë me grupet e repartit të Inspektim Shpëtim Minierave kanë shkuar në Bulqizë për të parë nga afër situatën.
Aktualisht koncesionari ACR është në fazen e investimit për hapjen e pusit të thellësise që parashikohet ti shtojë jetëgjatësinë minierës për 25 vite të tjera. Për të kryer investimin ACR ka të nënkontraktuar kompaninë kineze ‘Xian Engineering’ e specializuar për punime të tilla. /Opinion.al