Shqiptarët nuk janë vetëm Shipkovica-vendbanimet duken si geto dhe pa investime

275

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

URIM SALIHU

Ra Shipkovica dhe u pamë.Po ai vend është vetëm një copë e rrëfimit të trishtë shqiptarë.Shipkovica është vetëm një vend që do donim të gjithë të investohej sa në “Shkupi 2014” por jo vetëm që është e pamundur , por shumë tendenca tjera fshihen më pas.Maqedonasit nuk e duan atë vend , madje ndoshta edhe e urrejnë sepse lidhen kujtime të trishta të luftës.Prej Shipkovice ka edhe shumë ushtarë që akoma nuk e kanë të zgjidhur statusin.Këtë përse nuk e bën askush .Pak më lartë se Shipkovica është edhe Brodeci, por atë vend nuk e viziton askush.Pak më poshtë është një zonë e lirë ekonomike në Tetovë, por njerëzit e kanë dëgjuar dhe nuk e kanë parë kurrë.

Përherë vatrat e luftës pas cdo konflikti  edhe liria nuk i ka përfillur dhe ato më shumë kanë qenë vende të zbrazura, të harruara, të lëna pasdore.Ndoshta edhe shteti nuk ka dashur të investojë atje duke u kthyer tek nacionalizmat e heshtur që kushedi ndoshta në shenjë hakmarrjeje për revolucionaristët, nuk përfilli asgjë më për këta njerëz dhe vendbanime.Nuk rregulloi ato vende, nuk ndërtoi shkolla, salla ,objekte por vetëm këtë zbratëzitë e mbushi me retorika boshe, me fjalë që thuhen zakonisht në fushata dhe premtimet mbesin aty si refrene që përsëriten në cdo fund mandati.Këtu është faji i premtuesve shqiptarë dhe i mos fuqisë së tyre për të bindur partnerët e koalicionit prej pavarësisë së Maqedonisë .Të gjithë kanë faj, pa përjashtim.
Vendet e Karadakut, Kumanovës,Likovës, zona të Tetovës janë vendbanime ku shteti i ka anashaluar thuajse tërrësisht investimet kapitale duke i ndarrë këto zona nga investimet tjera që janë bërë në Maqedoninë Lindore .Në anën tjetër shumë kujtime të trishta të mbetura që nga koha e konfliktit , vazhdojnë të mos shlyhen dot, ndërsa shteti ndoshta nuk i dëshiron këto vendbanime, sepse ato mund të kenë trazuar lirinë e tyre dikur.

Investimet në zonat shqipare janë harruar. Vetëm kur janë zgjedhjet atëherë janë edhe premtimet se do të ketë investime, se do të ketë punësime mirëpo me mbarimin e tyre mbyllet cdo kapitull. Me mbarimin e tyre pavarësisht kush fiton dhe kush është në Qeveri , viset ku janë shqiptarët i kaplon pluhuri i harresës.
Gati tre decenie faktori jonë politik shqiptarë, deri tani nuk doli me një projekt apo program të mirëqenies ekonomike , të investimeve kurse sa i përketë Qeverisë së Maqedonisë ajo qëllimin e vet e arriti duke investuar në Maqedoninë Lindoredhe në kryeqendër me plot statuja milionëshe.Asnjë partie maqedonase fare nuk i ka interesuar për investimet në zonat shqiptare duke përfshirë edhe ato të konfliktit, por faji mbetet edhe te liderët tanë që nuk i kushtëzuan.

Këto zona në rradhë të parë janë harruar nga vetë shqiptarët sepse nga maqedonasit as që mund të pritet.

Ardhja e Gruevskit në Shipkovicë edhe më shumë e ka trazuar situatën .Shipkovica pas tragjedisë duhej ndihmuar nga shteti dhe kjo nuk është një mëshirë por një detyrim.Gruevski poashtu dha edhe shifra të asaj ndihme.Kjo së fundmi krijon një tension te ata qytetarë se ku shkuan ato mjete për të cilët ish kryeministri thotë se janë lëshuar.Dikush patjetër se duhet të japë llogari për këtë.
Por shqiptarët nuk janë vetëm Shipkovica.Një vizitë nuk e kompenson gjithë atë mjerim në zonat shqiptare në Maqedoni që duken sikur nuk janë të këtij shteti.

Dhe së fundmi “Shkupi 2014” nuk mund të barazohet me “Shipkovia 2016”.

Comments