Shtatë të arrestuar në Francë nën dyshimin për terrorizëm

186

francezet policia

Policia franceze për anti-terrorizëm ka arrestuar shtatë persona në Strasburg dhe Marsej mbi dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve ka bërë të ditura arrestimet, ku ka thënë se gjashtë nga të arrestuarit nuk janë të njohur për shërbimin inteligjent.

Cazeneuve ka thënë se kanë parandaluar një sulm që ishte planifikuar prej shumë kohësh, por që nuk ka bërë të ditur se ku ishte caku, transmeton Klan Kosova.

Comments