Si u dorëzua një prej vëllezërve vrasës në Dukagjin, FNSH orë të gjata negociatash (FOTO)
Mbrëmjen e së premtes, pas negociatave të vazhdueshme me policinë, është vetëdorëzuar një nga autorët e vrasjes së ndodhur në Dukagjin më 15 shtator.
Luvigj Budllaj 31-vjeçar u lokalizua nga policia në zonën e Dukagjinit ku qëndronte i fshehur. Menjëherë, forcat e policisë së Shkodrës dhe FNSH-së rrethan zonën duke negociuar për orë të tëra me të, në mënyrë që të dorëzohej.
Luvigj Bludaj së bashku me vëllain e tij (ky i fundit i shpallur në kërkim), akuzohen se kanë vrarë 31-vjeçarin Gjok Arra në Dukagjin, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë. Ata janë kushërinj me njëri-tjetrin ndërsa motiv i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt pronësie. /Gazeta Express/