Simeone legjendë në Atletico, ja rekordi i tij

491

Ajo që dukej si një fatkeqësi në dhjetor, kur u eliminua nga Champions League, ka përfunduar në festë për Atletico Madrid.

Spanjollët ishin favoritë kryesorë për të fituar Europa League dhe nuk zhgënjyen.

LEXO EDHE:
VIDEO+FOTO/ Marseille-Atletico Madrid, statistikat e finales së Europa League
Triumfi i sotëm në Lyon, kundër Marseille në finale, është titulli i gjashtë i fituar nga trajneri Simeone si trajner i Atletico Madrid.

“El Cholo” ka fituar tre tituj kombëtarë (një kampionat, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës), ndrësa në Europë ka fituar dy trofe të Europa League dhe një Superkupë Europiane. Në gusht do të luftojë për të fituar titullin e shtatë, Superkupën e Europës.

Simeone barazon rekordin e Luis Aragones, i cili fitoi gjithashtu 6 trofe me Atletico Madrid: një kampionat në Spanjë, tre Kupa të Mbretit, një Superkupë të Spanjës dhe një Kupë Interkontinentale.

Comments are closed.