S’ka kod telefonik, ITU pret që Kosova e Serbia të merren vesh për këtë! (Video)
Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, ITU, nuk i komenton mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë sa i përket Kodit telefonik. Por, nga ky institucion presin që palët të merren vesh për këtë çështje.
Dimitry Leger, nga zyra për informim në ITU, ka thënë se janë duke punuar që kodi shtetëror për Kosovën të jetë gati.
“Kur kodi të ndahet nga ITU, do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka sqaruar Leger.
Për kodin, Austria kishte aplikuar qysh në janar, për sa kohë që për muajin ishte paraparë që kodi të ishte në pronësi të Kosovës.
Por, Kosova e Serbia nuk po arrijnë të merren vesh, edhe pse ranë dakord për këtë marrëveshje.
Që nga janari, palët janë takuar për këtë çështje por takimet kanë dështuar ngase Serbia po paraqet kërkesa shtesë. /Gazeta Tribuna/