Skandal: “Tronditën banorët e Hasanbegut”: Pastrohen rrugët, ndërsa bërllogun dhe pluhurin u”a fusin banorëve në shtepi

173

Përkundër katastrofës së madhe që banorët e Hasanbegut e përjetuan nga vërshimet ku u shkatëruan shumë shtëpi nga uji dhe akoma shumica prej tyre janë të pabanueshme dhe viktimave në njerëz që pësuan nga kjo tragjedi, një tjetër skandal po përfshinë këtë lagje pas vërshimeve, njofton Zhurnal.

Ankesa të shumta në adresë të Agjencisë së lajmeve Zhurnal kanë arritur në lidhje me pastrimin e lagjes që po bëhet nga një kamion me ujë të cilin mund ta shihni edhe në videon e siguruar nga redaksia jonë.

Kamioni në fjalë në tentativë për të pastruar rrugët e lagjes Hasanbeg sipas banorëve që duan të ngelin anonim gjithë bërllogun u’a hedhë në obor të shtëpive disa prej të cilave sapo janë pastruar paksa nga vërshimet.

Një tjetër dëshmitarë i rastit që dëshiron poashtu të ngelet anonim për redaksinë tonë tregon se kjo që sot ka ndodhur në rrugët e Hasanbegut është vërtetë një katastrofë.

”Ishte një katastrofë pasiqë i gjithë pluhuri na u fut nëpër shtëpi, derisa tentohet të pastrohen rrugët këndej gjithë bërllogun na e futin nëpër obore”, thekson një banorë i lagjes Hasanbeg për Zhurnal.

Ndoshta me këtë rast duhet të meren organet kompetente ato të cilët kanë angazhuar kompaninë apo punëtorët për pastrimin e rrugëve në lagjen Hasanbeg pasiqë punën nuk e bëjnë si duhet por thjeshtë të arrsyetohen para përgjegjësve të tyre se kanë kryer një punë por si e kanë kryer mund të shihet edhe në këtë video të cilën e përcjellim më poshtë.

Comments