Skandaloze / VMRO-DPMNE kundër dygjuhësisë në të gjithë Maqedoninë (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja, është kundër dygjuhësisë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Barazimi i gjuhës maqedonase me shqipen në të gjithë Maqedoninë, për VMRO-DPMNE, është absolutisht i papranueshëm, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Me paralajmërimet e futjes së dygjuhësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë, shkelet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i vendit, krejtësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtave të garantuara kushtetuese të bashkësive etnike dhe për fat të keq, fillon procesi që askush nuk e di a do të përfundojë me federalizmin ose shpërbërje të plotë të Republikës së Maqedonisë.
“VMRO-DPMNE-ja është kundër dygjuhësisë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Barazimi i gjuhës maqedonase me shqipen në të gjithë Maqedoninë, për VMRO-DPMNE, është absolutisht i papranueshëm”, u shpreh Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.
https://www.youtube.com/watch?v=yAih12u8HpU