Skënderbeu, thirrje tifozëve për mbështetje

262

Klubi e Skënderbeut u bën thirrje tifozëve korcarë të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të ekipit në ndeshjen e kthimit me Mllada Boleslavin që do të zhvillohet të enjten në oën 20:00 në “Elbasan Arena”. Me moton “bashkë do ta kalojmë edhe këtë betejë”, drejuesit e Skenderbeut kërkojnë të sensibilizojnë të gjithë mbështetësit për rëndësinë që ka prania e tyre në stadium.

Gjithashtu në faqen zyrtare të klubit u publikuan edhe cmimet e biletave të takimit me skuadrën ceke, që janë të ndara sipas kategorive.

Kështu në tribunat G dhe C një biletë kushton 200 Lekë, në tribunat D dhe F 300 lekë, ndërsa në tribunën E 400 lekë

Cmimi shkon në 1000 lekë në tribunat A1, A4, B1 dhe B5.

Në A2, A3 dhe B2, B4 për të prenotuar një vend duhet të shpenzosh 1500 lekë. Cmimi rritet në 2000 lekë për tribunën B3, ndërsa cmimin me të lartë e ka tribuna VIP me 4000 lekë për biletë.

Comments are closed.