Skuadrat me më së shumti gjasa për të firmosur me Rexhbeçajn!?
Mesfushori Elvis Rexhbecaj pritet të largohet nga Augsburg në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me klubin gjerman po shkon drejt përfundimit këtë verë.
28-vjeçari, i cili ka qenë një pjesë e rëndësishme e mesfushës së Augsburg në sezonet e fundit, tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të tjera në Bundesliga, shkruan Indeksonline
Interes konkret për shërbimet e tij kanë shfaqur Wolfsburg, Borussia Dortmund, Union Berlin dhe Werder Bremen.

Performancat e qëndrueshme dhe përvoja në elitën e futbollit gjerman e kanë bërë Rexhbecajn një opsion tërheqës për disa klube që kërkojnë përforcime në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm./Indeksonline/


Comments are closed.