Solidarizimi me Shkupin, vazhdojnë ndihmat për zonat e përmbytura



Për rajonet e përmbytura kanë vazhduar të mbërrijnë ndihmat nga brenda maqedonisë por edhe nga vendet e tjera.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se ndihma kanë paralajmëruar 10 shtete. Ndihma nga 4 prej tyre vecmë ka ardhur dhe po shpërndahet atje ku ka nevojë transmeton TVM2
“Dua të falenderojmë për ndihmën që ofron Republika e Hungarisë që përbëhet nga materialet dhe mjetet teknike dhe atë: shtretër, krevate për fletje, lopata, gjëra higjienike, maska rreth 1500 copë dhe pajisje tjera” – tha Shaban Saliu nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Edhe një donancion tjetër do të mbërrijë nga ministrija e jashtme e Hungarisë dhe ky donacion do të dërgohet direkt në komunën e Gazi Babës që përmban produkte të nevojshme kryesisht produkte për fëmijë, produkte që janë të nevojshme për më të dëmtuarit” – tha Gjula Shomoxhi nga Ambasada e Hungarisë, Shkup.
Edhe nga Kryqi i Kuq, përmes 110 vullnetarëve vazhdojnë aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave me ushqime të ngrohta në mengjes, dhe pasdite me mjetet higjienike.
“Do të distribuohen paketa familjare me artikuj ushqimor dhe higjienik ndërsa javës ardhshme do të vazhdojmë me shpërndarjen e batanijeve, dyshekëve dhe veshmbathjeve” – deklaroi sekretarja e Kryqit të Kuq – Shkup, Suzana Tuneva Paunovska.
Nga Kryqi i Kuq, thonë se linjat telefonike 143-400 për donacion në të tre operatorët vazhdon të jetë në funksion, ndërkaq njoftojnë se deri më tani janë mbledhur rreth 35 milionë denarë, dhe pas vlerësimeve të dëmeve, të njejtat do të transefrohen në xhirrollogaritë e familjeve të dëmtuara